Mbështetja për studentët e Serbisë/ Jehonë e dobët e protestës para ambasadës së Serbisë në Shkup!

Jehonë e dobët e protestës të thirrur në mbështetje të studentëve të Serbisë, që sot u mbajt para Ambasadës serbe në Shkup.

Thirrjes për solidaritet nga Organizata Joqeveritare “Ekvalis”, u paraqitën rreth 15 njerëz, kryesisht të OJQ-së. Sic thanë, duan të mbështesin studentët dhe të kundërshtojnë regjimin autoritar në Serbi.

Të pyetur rreth jehonës së dobët, potencuan se I kanë ftuar edhe studentët nga Maqedonia e Veriut, po rata kanë dhënë mbështetje me shkrim, por nuk kanë dashur që fizikisht të jenë të pranishëm para Ambasadës së Serbisë në Shkup.

Sipas organizatorëve, kjo protestë ka të bëjë edhe me mbështetjen që studentët serbë e kishin manifestuar në vitin 2016 gjatë Revolucionit Laraman në Shkup.

Nëpër rrjetet sociale, një numër I madh I qytetarëve kishin reaguar negativisht, duke potencuar se protesta është lojë e mercenarëve kurse Maqedonia duhet ta shikojë “oborrin e vet”.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share