Mbështeti protestat në Iran, arrestohet protagonistja e filmit fitues të çmimit Oskar

Protestat në Iran nuk kanë mbarim, dhe regjimi i ajatollahut vijon me persekutimin e çdo zëri kundër, në veçanti të personaliteteve të njohura.

Arrestimi i radhës është ai i aktores Taraneh Alidoosti, një nga fytyrat më aktive kundër gjakut që po kullon në sheshet iraniane.

Aktorja që ka qenë në 2016 protagonistja e filmit fitues të çmimit Oskar, “Klienti” me regji të Asghar Ferhadi, akuzohet se ka “publikuar përmbajtje false dhe ka nxitur kaosin”.
Në profilin e saj në Instagram Alidoosti ka më shumë se 8 milionë ndjekës, dhe pikërisht aty ajo kishte publikuar në nëntor një fotografi pa shaminë tradicionale, me shkrimin “Gra, jetë, liri”, parullë që u kopjua kudo në protesta duke arritur edhe në stadiumet e Katarit, aty ku po luhet Botërori. Pikërisht ai profil që tani rezulton i bllokuar, ashtu siç nuk dihet fati i saj. Ajo kishte shprehur edhe pas ekzekutimit të 23- vjeçarit Mohsen Shekari, zyrtarisht dënimi i parë për protestat, edhe pse sipas burimeve janë rreth 500 personat e vdekur, dhe më shumë se 8 mijë ato të arrestuar.

Postimi i saj pa shami

Aktorja e njohur kishte vendosur të rrinte në Teheranin ku ka lindur më 1984. “Do të rri, nuk do të shkoj më në punë, do të rri krahas familjeve të burgosurve dhe viktimave, do të kërkoj respektimin e të drejtave të tyre. Do të luftoj për shtëpinë time. Do të paguaj çdo çmim për të mbrojtur të drejtat e mia, besoj në atë që po ndërtojmë së bashku”, ishte një nga postimet e saj të fundit.

Alidoosti nuk është aktorja e parë e arrestuar nga regjimi iranian., Fat të ngjashëm kanë patur edhe figura si Hengameh Ghaziani dhe Katayoun Riahi.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share