Rexhep Tajip Erdogan është shpallur fitues i Zgjedhjeve Presidenciale në Turqi, duke e mposhtur rivalin e tij, Kemal Kilicdaroglu.
Teksa shpalli fitorën e tij, Erdogan iu drejtua qytetarëve duke iu thënë se vullneti i tyre është bërë, siç u shpreh ai, fuqia e pandryshueshme e Turqisë.
E për fitoren e Erdoganit ka filluar festa nga mbështetësit e tij, përcjell Klankosova.tv.
Ata janë parë duke festuar për presidentin turk jashtë Pallatit Presidencial.