MASA E FTOHTË AJRORE NË BALLKAN
Nga kjo e dielë dhe gjatë gjithë javës së arrdhshme, territori i Ballkanit, sikurse edhe Maqedonia e Veriut do të jenë nën ndikimin e nja mase më të ftohtë ajrore nga Evropa veriore dhe verilindore.
Në këtë situatë, në vendin tonë, do të ketë ulje të ndjeshme të temperaturave që do të bien për 6 deri në 10 gradë Celsius.
Sipas MeteoAlarm, mot I ftohtë do të mbretërojë gjatë mëngjeseve ku nuk përjashtohet paraqitja e ngricave vecanërisht në vendet malore, ku pritet që temperaturat të shkojnë deri në minus 5 gradë.
Për shkak se territori I Maqedonisë së Veriut dalëngadalë bie nën ndikimin e masës së ftohtë ajrore nga veriu, gjatë kësaj të diele shënohet mot me më shumë vranësira dhe me erë të përforcuar nga drejtimi verior.
Temperatura më e ulët në orën 10.00 të mëngjesit ishte shënuar në Krushevë me vetëm 6 gradë derisa më ngrohtë ka qenë në Gjevgjeli me 18 gradë.
Stacionet matëse të Drejtorisë për Punë Hidrometereologjike tregojnë mot të ftohtë në viset më të larta të vendit. Në Mavrovë janë shënuar 5 gradë kurse në Kodrën e Diellit vetëm 2 gradë Celsius. /tvklan.mk/