Grupi i parë i haxhilerëve për Haxhin e këtij viti ka mbërritur në Arabinë Saudite të dielën, konfirmoi Ministria e Haxhit dhe e Umres e vendit, transmeton Anadolu.
Ministria ndau fotografi të haxhilerëve në llogarinë e saj në Twitter.
Arabia Saudite pritet të mirëpresë mbi dy milionë haxhilerë gjatë sezonit të Haxhit këtë vit.
Haxhi është një nga pesë shtyllat e Islamit dhe është një pelegrinazh që çdo musliman i rritur duhet ta bëjë të paktën një herë në jetë nëse ka mundësi.