Mbërrijnë tanket e para perëndimore në Ukrainë

Britania e Madhe dhe Gjermania, furnizuesit e parë

Këto tanke britanike Challenger 2 janë pjesë e kontigjentit të parë të tankeve perëndimorë që tashmë janë në duart e ushtrisë ukrainase. Ishte ministri ukrainas i Mbrojtjes Oleksi Reznikov, i cili priti mbërritjen e 5 tankeve të parë, ndërsa në pamje shfaqet duke i vizituar vetë.

Britania e Madhe si pjesë e vendeve aleate të NATO-s iu premtoi ukrainasve, furnizimin fillestar me 14 tanke të këtij lloji. Këtë të martë, edhe kancelari gjerman Olaf Sholc njoftoi se në Ukrainë kanë mbërritur edhe tanket gjermanë Leopard 2.

Aleatët miratuan në fillim të këtij viti furnizimin e Ukrainës me tanke, të cilat Kievi i kërkoi me ngulm për ti bërë ballë sulmit të rusve dhe për të fituar epërsi në betejën ndaj tyre.

Gjermania ishte mes vendeve hezituese pasi i druhej përshkallëzimit të konfliktit, por ndryshoi qëndrim pas presionit të Shteteve të Bashkuara, Britanisë së Madhe dhe shumicës së aleatëve. Javët e fundit, tankistët ukrainas iu nënshtruan trajnimit për përdorimin e tyre, pasi ushtria ukrainase deri më sot ka përdorur tanke ruse të periudhës së ish-Bashkimit Sovjetik.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share