Qeveria: Të gjithë shtetasit e regjstruar të vendit tonë janë evakuuar nga Izraeli
Përmes një fluturimi nga Tel Aviv në Shkup të koordinuar ngaRepublika e Maqedonis së Veriut, gjatë ditës së djeshme, të gjithëqytetarët e mbetur të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të cilëtkërkuan ndihmë për t’u larguar nga Izraeli, u evakuuan me suksesdhe u kthyen në vend.
Duke pasur parasysh aktivitetet e vazhdueshme luftarake në disazona në Izrael, siç thonë nga qeveria, gjatë javës së kaluar, përpjekjet e mëparshme për të siguruar një fluturim nga Tel Avivi kanë qenë të pasuksesshme. Kjo sepse siç thuhet, asnjë kompaninga rajoni nuk ka qenë në gjendje të sigurojë një fluturim tëbesueshëm dhe të sigurt dhe t’i përgjigjet kërkesave të qeverisë.Shpenzimet financiare për transportin e qytetarëve të evakuuar, sipas vendimit të Qeverisë, mbulohen nga rezervat e Buxhetit tëRepublikës së Maqedonisë së Veriut.
Fluturimi çarter falas për të gjithë pasagjerët që udhëtojnë në linjënTel Aviv – Shkup është realizuar në bashkëpunim me “Air Serbia”.Nga Qeveria shtoin se Ambasada në Tel Aviv ka qenë në kontaktme qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut që nga fillimi ikrizës./KlanMacedonia