Sekretari i Nismës, Bilall Sherifi, ka reaguar në lidhje me deklaratën e kryeministrit Albin Kurti se në vend se kryeministër, më e rëndësishme do të kishte qenë që ai të bëhej kryeprokuror.
“Si duket për këtë arsye Vjosa Osmani deri më sot nuk e ka dekretuar Kryeprokurorin. Mbase është në pritje që Albin Kurti t’i plotësojë kriteret për të konkuruar për Kryeprokuror!”, ka shkruar Sherifi në Facebook.
Presidentja Vjosa Osmani nuk do ta dekretojë emrin e propozuar për kryeprokuror të vendit, por vendimin nuk e ka marrë ende.