Mbaroi mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të BDI-së

Bashkimi Demokratik për Integrim sapo ka përfunduar mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm në Tetovë ku në rend ishte konstituimi i Kryesisë partiake, zgjedhja e organit mbikqyrës të Këshillit të Përgjithshëm si dhe shpallja e zgjedhjeve në Forumin Rinor të partisë dhe në këshillat dhe dëget lokale.

E në këtë mbledhje veçse u shprehen pakënaqësitë brenda partiake.

Talat Xhaferi kërkoi të shtohen edhe 11 anëtar të Këshillit të përgjithshëm, por ky propozim u kundërshtua menjëherë nga Musa Xhaferi. Propozimi i Talat Xhaferit dështoi, pasi shumica nuk votoi propozimin e tij. Talat Xhaferi e lëshoi mbledhjen i revoltuar, akoma pa e përmbyllën mbledhjen kryetari i partisë, Ali Ahmeti.

Lista e kandidatë për Kryesinë e Këshillit Përgjithshëm që u votua nga Këshilli i Përgjithshëm i partisë: Ramiz Merko, Jeton Shaqiri, Fatmir Dehari, Kreshnik Bekteshi, Ardita Dami, Talat Xhaferi, Nevzat Bejta, Saranda Imeri, Valdet Xhaferi, Gylen Saliu, Besnik Emshiu, Faton Ahmeti, Teuta Arifi, Xhevat Ademi, Resi Abduraham, Bajram Rexhepi, Blerim Bexheti, Shengjyl Beqiri, Izet Mexhiti, Artan Grubi, Bujar Osmani, Visar Ganiu, Nazif Bushi, Ejup Halimi, Arian Daci, Erkan Arifi, Arber Ademi, Mirsad Ibrahimi, Shaban Memedi, Xhemil Qamili, Emir Sulejmani, Artim Spahiu dhe Arbana Pasholli./KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share