Kryesia e BDI-së ka shqyrtuar sot situatën aktuale politike në vend ku siç njoftohet, njëra nga temat e diskutuara ka qenë vizita në SHBA e kryeministrit Kovaçevski dhe ministrit të Jashtëm Osmani dhe bisedimet që delegacioni shtetëror pati me krerët më të lartë amerikan, përcjell KlanM.
“Takimet në SHBA u realizuan në një kohë vendimtare kur po bëhen përpjekje për të ardhmen e vendit dhe po merren vendime të rëndësishme për qytetarët. Në të gjitha takimet me krerë më të lartë të shtetit amerikan, u përfitua një mbështetje e plotë dhe e qartë për rrugën europiane, të cilën vendi po e ndjek me vendosmëri. Porositë pozitive nga Qeveria Amerikane janë rezultat i besimit në përkushtimin e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për parimet demokratike dhe integrimin europian”, thuhet në njoftimin e BDI-së.
Nga kjo parti kanë bërë thirrjederi tek partitë tjera për mbështetje të, siç thonë ata, rrugës evropiane të vendit.
“Mesazhet e partnerëve tanë strategjikë janë edhe konfirmim i politikës dhe drejtimit korrekt që BDI e ndjek në mënyrë të vazhdueshme dhe pa kompromis. Ftojmë të gjitha partitë politike dhe deputetët të bashkohen dhe të mbështesin të ardhmen europiane të vendit. Këto janë momente historike për të ardhmen e vendit, është koha për lidership dhe guxim”, thuhet më tej në njoftim./KlanMacedonia