Sindikata e Futbollit e Francës beson që Paris Saint-Germain rrezikon t’i thyejë ligjet e punës me trajtimin që po ia bën Kylian Mbappesë.
Mbappeja e ka bërë të qartë që nuk do të nënshkruajë marrëveshje të re me PSG-në, dhe që synon që të largohet pasi t’i skadojë kontrata verën e ardhshme.
Kjpo e ka zemëruar klubin që po synon ta shesë atë këtë verë, dhe janë të vendosur që të mos e lënë të shkojë falas, dhe kësisoj e kanë lënë jashtë skuadrës për turneu ne tyre në Azi.
Presidenti i kësaj sindikate, Philippe Piat, ka supozuar që PSG-ja po i thyen ligjet e punës duke mos e lënë Mbappenë që të stërvitë normalisht.
“Do të bëhej ilegale në terma të ligjit të punës”, ka thënë Piati për RMC Sport.