Kylian Mbappe shënoi golin e tij për 201-të për PSG kur ai shënoi në fitoren 4-2 të ekipit të tij kundër Nantes mbrëmë.
Pas atij goli ai kaloi Edinson Cavani në listën e golashënuesve më të mirë në të gjitha garat me klubin parisien dhe ai ishte i kënaqur që arriti në moment historik.
“Unë luaj për të shkruar histori. Unë gjithmonë kam thënë që kam dashur të shkruaj histori në Francë, në kryeqytet, në vendin tim, në qytetin tim”, tha ai për ‘Canal+’,
“Unë jam duke e bërë atë, është e bukur, por ka ende një rrugë të gjatë për të shkuar. Është një arritje personale, por unë gjithashtu erdha për arritje kolektive.”
Mbappe i duhej vetëm 247 ndeshje për të arritur 201 gola për PSG. Ai ka shënuar 18 herë në Ligue 1 këtë sezon dhe është golashënuesi më i mirë i kampionit francez.