Kylian Mbappe, ylli i futbollit francez, ka shprehur dëshirën e tij të madhe për të marrë pjesë në Lojërat Olimpike 2024 që do të mbahen në Paris, duke e cilësuar atë si një ëndërr që mund të bëhet realitet. Gjatë një konference shtypi, Mbappe theksoi se pjesëmarrja në Olimpiadë mbetet një objektiv personal, pavarësisht nga vendimi që mund të merret nga palët e tjera.
“Olimpiada është një ngjarje që kam dëshiruar gjithmonë të përjetoj, dhe ndjenja ime për këtë nuk ka ndryshuar.Nëse më jepet mundësia të luaj, do të jetë realizimi i një ëndrre. Megjithatë, unë jam i vetëdijshëm se vendimi nuk është vetëm në duart e mia dhe do të respektoj çdo vendim që do të merret,”, tha Mbappe
Situata e Mbappe bëhet edhe më interesante në dritën e transferimit të tij të mundshëm te Real Madridi, ku ai pritet të bëhet pjesë e skuadrës pas skadimit të kontratës me PSG-në. Kjo lëvizje mund të ndikojë në mundësinë e tij për të marrë pjesë në Lojërat Olimpike, por Mbappe ka siguruar tifozët se do të përcaktojë të ardhmen e tij para fillimit të Kampionatit Europian.