Mbappe shpallet më i miri në Francë – Zhegrova mbetet pa çmim dhe jashtë formacionit të vitit

Unioni Kombëtar i Futbollistëve Profesionistë të Francës (UNFP) mbajti të hënën ceremoninë gala për të festuar arritjet e futbollistëve më të mirë në Francë.

Ashtu siç pritej, sulmuesi i PSG-së, Kylian Mbappe, ka fituar për herë të pestë çmimin si lojtari më i mirë i sezonit nga UNFP dhe asnjë lojtar nuk e ka fituar më shumë se ai.

Mbappe e dominoi listën e golashënuesve më të mirë në elitën e futbollit francez me 27 gola të shënuar dhe ishte një ndër lojtarët kryesor pse Parisi fitoi titullin.

Ky ishte çmimi i fundit që Mbappe e fiton në Francë, pasi gjatë kësaj vere ai pritet që më në fund ta kompletojë kalimin e tij tek Real Madridi.

Në garë për të fituar këtë çmim ishte edhe ylli kosovar Edon Zhegrova, i cili kaloi një sezon fantastik me Lille duke qenë autor i gjashtë golave të shënuar dhe tri asistimeve.

Teksa jemi tek çmimet e tjera, Gianluigi Donnarumma u shpall ‘Portieri më i mirë i Vitit’ për herë të dytë që prej se u bë pjesë e PSG-së.

Gjithashtu për herë të dytë që nga viti 2016, Antoine Griezmann e fitoi çmimin si lojtari më i mirë që luan jashtë ligës franceze, duke mposhtur konkurrencën e William Saliba (Arsenal) dhe Aurelien Tchouameni (Real Madrid).

Lexo gjithashtu
Total
0
Share