Kylian Mbappe ka folur për rivalitetin më të madh ndonjëherë në futboll, atë mes Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos.
Sulmuesi i Paris Saint-Germainit tha se të dy futbollistët në fjalën ndryshuan mënyrën se si njerëzit i qasen lojës.
“Ata ndryshuan mënyrën se si njerëzit i qasen lojës. Unë mendoj se kjo është arsyeja pse rivaliteti i tyre obsesionoi kaq shumë njerëz. Ata nuk e shohin futbollin në të njëjtën mënyrë. Ata nuk e shohin jetën në të njëjtën mënyrë”, tha ai për “Wall Street Journal”.
“Dhe ata ia dolën për më shumë se një dekadë. Për mua, kjo ishte e gjithë fëmijëria ime”, shtoi 23-vjeçari.
Messi dhe Ronaldo kanë fituar një rekord prej 12 “Topash të Artë” mes tyre, me sulmuesin argjentinas që rrëmbeu 7 prej tyre.
Mbappe vlerësohet si pasardhës i dyshes, teksa francezi tani po e gjen vetën në një rivalitet me Erling Haalandin, pasi shumë po e bëjnë këtë krahasim.
Megjithatë, mbetet për t’u parë nëse rivaliteti i tyre do të mahnit botën e futbollit si ai mes Messit dhe Ronaldos.