Mbahet sot seanca e përbashkët mes kuvendeve të Shqipërisë dhe Kosovës

Në vigjilje të 110- vjetorit të Pavarësisë, Kuvendi i Shqipërisë dhe ai i Kosovës do të mbajnë një seancë të përbashkët parlamentare. Takimi i ligjvënësve do të zhvillohet ditën e sotme, ndërsa protokollet respektive kanë përcaktuar edhe axhendën e përbashkët të kësaj seance.

Mbledhja do të nisë në orën 10:00 me fjalën e mirëseardhjes të kryeparlamentares së Shqipërisë, Lindita Nikolla dhe pas saj do të përshëndesë takimin edhe homologu i saj nga Kosova, Glauk Konjufcka.

Më pas do të jetë radha e dy kryeministrave, Edi Rama dhe Albin Kurti për t’iu adresuar seance dhe pastaj me radhë do jenë edhe drejtuesit e grupeve parlamentare.

Në axhendën e dakordësuar bie në sy fakti se në listën e diskutantëve nuk është përfshirë asnjë nga përfaqësuesit e Partisë Demokratike. Mbledhja do jetë protokollare dhe pritet të zgjasë afërsisht 2 orë./tvklan.al 

Në foto: Axhenda e mbledhjes Shqipëri-Kosovë
Lexo gjithashtu
Total
0
Share