Në Shkup sot do të mbahet takimi i 16-të i Këshillit për Stabilizim dhe Asociimit ndërmjet BE-së dhe Maqedonisë së Veriut me të cilin do të kryesojë kryeministri Dimitar Kovaçevski.
Në takim do të marrin pjesë edhe zëvendëskryeministri përgjegjës për Çështje Evropiane Bojan Mariçiqi, ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, përfaqësuesi i lartë i BE-së për Punë të Jashtme dhe të Sigurisë dhe nënkryetar i Komisionit Evropian, Josep Borell, komisari evropian për Zgjerim dhe Politikë Fqinjësore Oliver Varhei, si dhe përfaqësues të vendeve-anëtare të Bashkimit Evropian dhe institucioneve evropiane.
Takimet e Këshillit për Stabilizim dhe Asociim ndërmjet vendit dhe Bashkimit Evropian deri tani janë mbajtur në Bruksel, dhe kjo është hera e parë që një takim i tillë të mbahet në Shkup.