Edhe sot ka vazhduar procesi gjyqësor me rastin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare te Kosovës, në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.
Për shkak se disa aspekte duhej të diskutoheshin në privatësi, seanca është mbajtur e mbyllur, njofton Klankosova.tv.
Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi ishin të pranishëm në sallë, ndërsa Jakup Krasniqi ishte pjesëmarrës përmes një video-lidhjeje.