Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme, Liza Gashi, së bashku me ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci, kanë hapur punimet e seminarit në nivel nacional për institucionalizimin e mësimit plotësues në gjuhën shqipe për mërgatën që jeton në Zvicër.
Në këtë punëtori, që u zhvillua më 18 dhe 19 ma në Döttingen të Zvicrës, Gashi dhe Nagavci së bashku me mësuesit e mësimit plotësues në gjuhën shqipe diskutuan për hapat e institucionalizimit të mësimit plotësues në gjuhën shqipe
Në kuadër të kësaj punëtorie, ato theksuan hapat konkret që ka ndërmarr Qeveria e Republikës së Kosovës në adresimin e nevojave të parashtruara dhe që janë në funksion të këtij qëllimi.
Bëhet e ditur se roli i misioneve diplomatike dhe konsullore në procesin e institucionalizimit të mësimit plotësues në Zvicër dhe Seminari Mbarëkombëtar i Mësimit Plotësues në Diasporë, që do të mbahet këtë vit në Kosovë në muajin korrik, 2024 ishin disa nga temat e tjera që u diskutuan gjatë kësaj punëtorie.
Punëtoria për institucionalizimin e mësimit plotësues të gjuhës shqipe në Konfederatën e Zvicrës zhvillohet pas asaj që u mbajt në Gjermani më 10 dhe 11 maj.