Yjet e kastit, në tapetin e kuq së bashku me familjarët
Premiera në Mbretërinë e Bashkuar e “Thor: Love and Thunder” ishte një festë familjare me yjet e filmit dhe të ftuarit e famshëm që sollën partnerët dhe fëmijët e tyre në tapetin e kuq.
Regjisori dhe aktori Taika Waititi mori pjesë në premierën në sheshin Leicester të Londrës me partneren e tij, këngëtaren Rita Ora dhe dy vajzat e tij të vogla, ndërsa aktorja Natalie Portman mbërriti me bashkëshortin e saj Benjamin Millepied, yllin e tenisit Serena Williams me bashkëshortin, Alexis Ohanian dhe fëmijët si dhee aktorët Jason Momoa dhe Lisa Bonet.
Waititi, i cili bashkë-shkroi skenarin, tha për Reuters se familja ishte gjithashtu në zemër të filmit. Vazhdimi i Waititit në filmat e 2017-ës “Thor: Ragnarok”, “Thor: Love and Thunder” e sheh Thorin e Chris Hemsworth të mbledhë trupat për të mposhtur të keqen Gorr the God Butcher, të luajtur nga Christian Bale, në Marvel Cinematic Universe .
Rikthimi i rolit me zhvillimin e karakterit kryesor, si dhe një transformim fizik dhe një mesazh për fuqizimin e femrës e bëri rikthimin më të ëmbël, tha Portman.
Ëaititi, 46 vjeç, tha se donte të fuste më shumë humanizëm dhe përfshirje në përrallën e superheronjve.”Thor: Love and Thunder” fillon shfaqjen e tij kinematografike globale këtë të mërkurë.
Klan News