Maturantët sot do t’i nënshtrohen provimit të dytë ekstern zgjedhor

Maturantët sot do t’i nënshtrohen provimit të dytë ekstern zgjedhor nga matura shtetërore. Shumica e kandidatëve (13 198) janë regjistruar për testin e gjuhës angleze. Në provimin e matematikës janë 1356 nxënës, 114 për gjuhë gjermane, 37 për gjuhë frenge, 84 për estetikë dhe nga një kandidat për gjuhë ruse dhe Filozofi.

Maturantët të shtunën e kaluar iu nënshtruan provimit të parë ekstern të detyrueshëm – Gjuhë amtare (maqedonisht/shqip/turqisht) dhe letërsi.

Më së voni deri më 8 korrik Qendra Shtetërore e Provimeve (QSHP) do t’i publikojë rezultatet e dy provimeve eksterne.

Sipas llojit të arsimit, maturë sshtetërore në seancën e qershorit i nënshtrohen 6341 maturantë nga shkollat ​​e mesme, 8230 nga shkollat ​​profesionale dhe 263 nga shkollat ​​artistike.

Për të pasur më shumë kontroll gjatë provimeve, maturantët këtë vit shkollor për herë të parë po i zgjidhin testet në hapësira të mëdha – salla shkollash apo sportive.

Maturantët që nuk do ta kalojnë maturën shtetërore në seancën e qershorit ose jo të plotë do të mund të regjistrohen në sesionin e gushtit kur do të jepen dy provimet eksterne në datat 12 dhe 14 gusht 2024

Lexo gjithashtu
Total
0
Share