KATËR VITE ME SFIDA TË JASHTËZAKONSHME, MATURANTËT GATI PËR SFIDAT E RADHËS
Do të defilojnë rrugëve të qyteteve…
Do ta vallëzojnë “kuadrilin” së bashku me bashkëmoshatarët e tyre në gjithë botën…
Do të kryejnë një cikël të arsimimit të tyre…
Por, ky brez maturantësh, sic njofton KlanM, përjetoi shumëçka gjatë katër viteve të shkollimit të mesëm.
Pandemia me COVID-19, ora policore, kufizimi i lëvizjës, mësimi online dhe së fundmi alarmet për “bomba” ishin sfida që padyshim kanë ndikuar në arsimimin e tyre.
Por, si kanë ndikuar këto dukuri në shkollimin e tyre? Maturantë të Shkollës së Mesme në Saraj të Shkupit flasin për KlanM, përvojat e tyre gjatë katër viteve.
“Ishte pak si frikë, jemi frikësuar mos të themi që jo, por mbaroj edhe filluam ashtu siç duhet sepse edhe ne jemi viti i fundit dhe na ka munguar që të vijmë në shkollë” – tha Anida Muaremi, maturante.
“Si në çdo shkoll mësimi online ka pasur ngatëresa e veta por e kemi kaluar bashkë edhe profesorët për çdo gjë që na janë dashur i kemi bërë bashkë” – tha Elif Mamuti.
Maturantët thonë se pandemia më shumë ka shkaktuar çrregullime të procesit mësimor
“Kovid 19, sigurisht që e ka shfaqur një mungesë domethënë orët janë zhvilluar por nuk e ka pasur atë efekt sikur mësimi me prezencë fizike por megjithatë kemi kaluar mir. Alarmet për bomba sigurisht ishte pak në fillim si frikë mirpo jemi mësuar” – tha Isra Loki, maturante.
I vetëijshëm për sfidat nëpër të cilat kaluan maturantët është edhe Drejtori i Shkollës së Mesme të Sarajit. Ai, sic njofton KlanM, thotë se e gjithë kjo pritet të reflektohet në studime.
“Kjo gjeneratë kishte sfida të ndryshme këtu për fat të mir apo të keq kemi pasur kohën e pandemisë COVID-19 të cilet një pjesë të mësimit kanë kaluar online të cilët për rezultatet nbxënësit do të flasin mëtutje në fakultet, përpos asaj ka pasur edhe sfida tjera. Mirëpo ne si shkollë kemi qenë të përgatitur këto kriza. Alarmet të cilat ishin për “bomba” fatmirësisht shkolla jonë vetëm një ditë ka qenë e alarmuar dhe ditëve tjera ka vijuar procesi arsimor” – tha drejtori, Bedri Gjureci.
150 maturantët e Shkollës së Mesme të Sarajit, sikurse edhe të tjerët, i presin sfida të radhës. Sfida e parë, sic njofton KlanM, ka të bëjë me Provimin e maturës, por edhe sfidat e regjistrimit dhe vijimit të studimeve nëpër universitete. /KlanMacedonia/
Përgatiti: Neal Sejfulla