Mashtrimi i 49 vjeçarejes në Angli: U shtir se ishte me aftësi të kufizuara për të fituar 24 mijë euro

Një 49 vjeçare në Angli pretendoi se kishte aftësi të kufizuara për të fituar mbi 24 mijë euro, por mashtrimi i saj u zbulua kur ajo u pa duke vrapuar në maratonë.

Sara Morris, e cila kërkonte përfitime për sklerozën e shumëfishtë, u pagua me 20 mijë e 528 paund (24 mijë e 440 euro) nga Departamenti i Punës dhe Pensioneve.

Ajo kishte konkurruar në 73 gara midis majit 2019 dhe dhjetorit 2022. Prokurorja Regan Walters tregoi se përfitimi u pagua bazuar në informacionin që ajo kishte dhënë DWP për ndryshimet në gjendjen e saj. DWP zbuloi se Morris kishte vrapuar në garat e saj të vrapimit, duke e konfirmuar mashtrimin e saj.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share