Të gjitha shkollat e mesme në vend janë gati për provimin e maturës shtetërore, i cili fillon nesër me dhënien e testit të gjuhës amtare, njoftoi Ministria e Arsimit dhe Shkencës.
Këtë vit nxënësit do t’i nënshtrohen provimeve në hapësira më të mëdha, pra në sallat dhe sallat sportive të shkollave ku kryejnë arsimin e mesëm, ose në shkollën më të afërt ku ka kushte të përshtatshme sipas rregullores së re të Qendrës Shtetërore të Provimeve.