MASH rialokon mjete/ Në 2025 vazhdon transporti publik pa pagesë për studentët!

Transporti publik pa pagesë për studentët në Shkup do të vazhdojë edhe në vitin 2025, pasi Qeveria në seancën e sotme vendosi t`i transferojë 120 milion denarë Ndërmarrjes për Transport Publik – Shkup, që janë siguruar me rialokimin e mjeteve nga Buxheti I Ministrisë së Arsimit – njoftuan gjatë press-konferencës së përbashkët, Kryeministri Hristijan Mickoski dhe Ministrja e Arsimit, Vesna Janevska.

Kuvendi studentor i Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, paraprakisht I kishte bërë thirrje Qeverisë dhe Ministrisë së Arsimit që të mundësohet rialokimi I mjeteve me qëllim të vazhdimit të transportit pa pagesë për studentët në vitin 2025.

Kohë më parë, Kryebashkiakja e Shkupit, Danela Arsovska, deklaroi se borxhi i pushtetit qendror ndaj Ndërmarrjes Publike të Transportit – Shkup, nga janari I vitit të ardhshëm do të jetë 10 milionë euro dhe se Këshilli i Qytetit duhet të diskutojë nëse do të ketë transport publik pa pa pagesë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share