MASH: Prej sot fillon afati për dorëzimin e dokumentacionit për bursë studentore

Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton se të gjithë shfrytëzuesit e të drejtës së bursës për studentë të realizuar në njërin nga vitet e kaluara akademike, ndërsa të cilët i plotësojnë kushtet kontraktuese për vazhdimin e të njëjtës, se afati për dorëzimin e dokumentacionit në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës fillon më datë 01.10.2022 dhe zgjatë deri më 30.10.2022.
Shfrytëzuesit e bursës duhet të dorëzojnë:
1.Vërtetim për regjistrimin e semestrit të ardhshëm, gjegjësisht vitit të studimit.
2. Certifikatën e provimeve të kaluara me sukses të viteve të kaluara.
2. UPPI formularin për provimet e parapara dhe të dhëna me sukses nga vitet e kaluara, si dëshmi se ka dhënë 80% gjegjësisht 90% ( varësisht nga lloji i bursës të cilën e shfrytëzon) nga provimet e parapara, gjegjësisht se ka ruajtur notën mesatare të studimeve në përputhje me kontratën e bursës.
Dokumentacioni dorëzohet në mënyrë elektronike me bashkëngjitjen e dokumentacionit përkatës në http://e-uslugi.mon.gov.mk,
Për çdo informacion apo pyetje kontaktoni në e-mail [email protected]
Lexo gjithashtu
Total
0
Share