MASH-i jep pëlqimin për përdorimin e abetares së unifikuar

PËRDORIMI NIS PËR VITIN SHKOLLOR 2022-2023

Ministria e Arsimit dhe Shkencës në Maqedoninë e Veriut ka dhënë pëlqimin për shfrytëzimin gjatë vitit shkollor 2022-2023 të Abetares në gjuhën shqipe që gjatë këtij muaji ishte prezantuar si abetare e përbashkët e Shqipërisë dhe Kosovës.

“Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka dhënë pëlqim për përdorimin e materialit të përpiluar nga autorët Mimoza Gjokutaj, Saranda Kumnova, Naser Zabeli dhe Tereza Babasuli, i cili është dedikuar për nxënësit e klasës së parë të regjistruar në shkollat ku mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe” – ka shkruar në Facebook pas një takimi me Zv/Kryeministrin e Parë, Artan Grubi, Ministri I Arsimit, Jeton Shaqiri.

Ministri Shaqiri ka shtuar se Ministria e Arsimit edhe në të ardhmen do të mbështesë cdo nismë për përdorimin e materialeve didaktike që janë në interes të nxënësve dhe ndihmojnë në realizimin e qëllimeve të definuara me planprogramet mësimore.

Abetarja e përbashkët ishte përgatitur si rezultat i bashkëpunimit të Ministrive të Arsimit të Shqipërisë dhe Kosovës dhe tashmë është në përdorim në shkollat e atjeshme. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share