MASH-i dënon denoncimet e rrejshme për bomba

“NDËRPRERJA E MËSIMIT NUK ËSHTË NË FAVORIN E ZHVILLIMIT TË NXËNËSVE”

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka dënuar denoncimet e rrejshme për bomba që këtyre ditëve I kishin marrë disa shkolla të mesme të Shkupit dhe që kishte ndikuar për ndërprerjen e pjesërishme të mësimit.

MASH-i u ka bërë thirrje udhëheqësive të shkollave që të ngrisin nivelin e sigurimit dhe të vazhdojnë me procesin edukativo-arsimor.

“Pushteti lokal, nën ingerencën e të cilëve janë shkollat fillore dhe të mesme, MASH-i dhe MPB-ja çdoherë kanë qenë të kapshëm kur duhej mbështetje shtesë, për shkak se të gjithë veprojmë për mbrojtjen e interesave më të mira të nxënësve dhe të rinjve në përgjithësi”, thonë nga MASH.

Nga MASH-i shprehen të bindur se nga organet kompetente do të gjenden subjektet që penguan punën e shumë shkollave të mesme të Shkupit dhe sa më parë të sanksionohen.

Ditëve të kaluara nëpër shumë shkolla të mesme të Shkupit, në adresën e tyre elektronike kishin mbërritur mesazhe kërcënuese se në objektet e tyre ka bomba të vendosura.

Pas kontrolleve anti-terroriste nga njësitë e MPB-së, ishte konstatuar se alarmet kishin qenë të rreme./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share