Lënda Etika në Religjionet mbetet lëndë zgjedhore në planin arsimort për arsimin 9-vjeçar për vitin shkollor 2023/2024 – percjell KlanM njoftimin e MASH-it.
“Konform konceptit për arsim fillot dhe në etapa vendoset në vitin shkollor 2023/2024, krahas lëndëve obligative ka edhe dy lëndë zgjedhore – gjuha e dytë e huaj dhe lëndë të lira zgjedhore. Byroja për Zhvillim të Arsimit pozitivisht iu përgjigj kërkesës së MASH-it, që kjo lëndë të mbetet në sistemin e arsimit fillor dhe të jetë zgjedhje për nxënësit dhe prindërit që vlerësojnë se kjo temë është adekuate për periudhën e jetës së fëmijëve kura to ndërtohen si personalitete dhe pajisen me vlera morale”, njoftojnë nga MASH.
Krahas lëndës Etika në Religjionet, sic percjell KlanM, nxënësit mund të mësojnë edhe programimin, pikturëm, teatrin, vallëzimin dhe valet popullore, të zgjidhin aktivitete sportive, punëtori multikulturore, arsim për aftësi jetësore, kopshtari dhe hortikulturë dhe të tjerë./KlanMacedonia