Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton se është formuar Komisioni për dhënien e propozimit për tërheqjen nga përdorimi të tekstit shkollor të miratuar – Teksti shkollor i Sociologjisë për vitin e 2-të ( dytë) në arsimin e mesëm – Gjimnaz. Komisioni brenda afatit ligjor prej 10 ditësh duhet t`ia dorëzojë propozimin ministrit të Arsimit dhe Shkencës. Formimi i Komisionit pason pas vërejtjeve të opinionit publik, veçanërisht nga fusha e ekspertëve.
Procesi gjithëpërfshirës për përmirësimin e cilësisë së përmbajtjes edukativo – arsimore dhe eliminimin e diskriminimit dhe stereotipeve është më efektivi dhe për këtë arsye MASH-i mundëson që opinioni të përfshihet në procesin e tërheqjes së gabimeve të natyrës së ndryshme dhe përmbajtjes së papërshtatshme në tekstet shkollore. Ju njoftojmë se është krijuar e-mail adresa ([email protected]) ku mund të dërgohen komente dhe vërejtje për tekstet shkollore në përdorim.
Në periudhën e kaluar janë sjellur disa vendime për tërheqjen e teksteve shkollore të miratuara, për të cilat kishte reagime. Me reformën themelore të sistemit arsimor, që parashikon përpilimin e programeve të reja mësimore, do të përgatiten edhe tekste shkollore dhe materiale të reja për mësim në të gjitha lëndët . Në rrjedhë është procesi për furnizimin e teksteve shkollore për të gjitha lëndët e klasës së parë, dytë, katërt dhe klasës së pestë, për të cilat janë përgatitur programet e reja mësimore, ndërsa në përputhje me planin për reformimin e arsimit fillor.
Të gjithë së bashku duhet të kontribuojmë në krijimin e arsimit cilësor.