Masat Qeveritare/ VMRO-DPMNE: Në kohën e LSDM-së mbi 500.000 qytetarë në prag të varfërisë!

Situata e vështirë ekonomike në vend dhe standardi I qytetarëve është si pasojë e sundimit shtatëvjecar të LSDM-së, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së.

Sipas tyre, gjatë kohës së LSDM-së është rritur TVSH-ja për produktet ushqimore dhe janë miratuar vendime që sollën ekonominë e vendit në këtë situatë.

“Gjatë kohës së sundimit të tyre sollën mbi 500.000 qytetarë të Maqedonisë në prag të varfërisë që ditën e kalonin me 150 denarë, pensionistë që protestonin para Qeverisë. Inflacioni gjatë kohës së LSDM-së ishte dyshifrore, kurse ekonomia u shkatërua në llogari të firmave të afërta me ta ku përfituan miliona. Qeveria e VMRO-DPMNE-së ndërmerr masa konkrete për të lëvizur ekonominë me investime të huaja, rritje të pagave dhe pensioneve dhe mbrojtjen e standardit të qytetarëve” – thonë nga VMRO.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share