Masat anti-krizë për nxënësit – afati i aplikimit deri më 25 Dhjetor!

MASH SQARON PROCEDURËN E APLIKIMIT

Ministria e Arsimit për shkak të interesimit të lartë të qytetarëve për të realizuar të drejtën për mbështetje financiare të nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme, ka vazhduar afatin e aplikimit deri të hënën më 25 dhjetor.

Ministria e Arsimit siç njofton Klan M, ka sqaruar edhe procedurat e aplikimit, respektivisht u është përgjigjur pyetjeve më të shpeshta që janë përashtruar nga aplikuesit.

“Prindërit që marrin ndihmë të garantuar minimale nga shteti, gjatë aplkimit, dorëzojnë vetëm VENDIMIN për për ndihmën e garantuar minimale që jepet nga Qendra për Punë Sociale” – thonë nga MASH.

Prindërit apo kujdestarët që nuk janë në marrëdhënie pune, nuk janë të obliguar të dorëzojnë vërtetim nga Agjencia për Punësim, por llogaritë personale të transaksioneve për muajin paraprak.

“Prindërit/Kujdestarët që nuk posedojnë llogari transaksioni, japin deklaratë me shkrim se nuk e posedojnë të njëjtën dhe nuk duhet të vërtetohet te noteri. Ministria kontrollon të dhënat”  – thonë nga MASH.

Për nxënësit, prindërit e të cilëve nuk janë në lidhje martesore, deklaratën e mbush vetëm prindi të cilit me vendim gjyqësor I është dhënë kujdestaria, pa pëlqimin me shkrim nga prindi tjetër, thonë nga Ministria e Arsimit. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share