“Masakrat” në Serbi: ”Vlon” Ballkani nga incidentet?!

RASTE NË RMV, BeH, MAL TË ZI, KROACI E SLLOVENI

Pas ngjarjeve tragjike në Serbi, ku humbën jetën 17 persona, mes tyre edhe fëmijë, policia e rajonit ka ndërmarrë masa të përforcuara kontrolluese për shkak të rerziqeve nga kërcënime të njëjta, njofton KlanM.

Në profilin zyrtar në Instragram në MPB-së në Serbi, sic percjell KlanM, njoftohet se që nga 8 Maji, në kuadër të aksionit për dorëzimin vullnetar të armëve të jashtëligjshme, janë dorëzuar rreth 6.000 copë armë, 290.572 plumba dhe 468 mjete shpërthyese.

Ngjarjet në Serbi shkaktuan efektin domino në rajon.

Në vendin tonë, një nxënës I shkollës fillore në Çair të Shkupit kishte shkuar në shkollë me armë plastike dhe në një moment ua ka drejtuar nxënësve. Një rast tjetër është shënuar gjithashtu në Shkup, kur në një paralele është gjetur një listë me emra nxënësish, kurse MPB-ja kishte konfirmuar se katër nxënëse të shkollës së mesme, nëpër rrjete sociale, kishin publikuar përmbajtje kërcënuese.

Në Bosnjë e Hercegovinë, në Banjallukë, sic njofton KlanM, një I mitur nën një video në YouTube që lidhje me ngjarjen në shkollën fillore të Beogradit, kishte lënë komentin “Banjallukë pritte masakrën”. Autoritetet këtë e kishin karakterizuar I vepër penale cënimi I sigurisë.

Në Mal të Zi, policia e Zhablakut, ka arrestuar një të mitur I cili në rrjetet sociale ka mbështetur 13-vjecarin që kreu masakrën në Beograd, kurse në Podgoricë, një nxënës kishte dërguar një foto me armë ne VIBER-grupin dhe ka kërcënuar nxënësit.

Edhe Kroacia nuk ishte kursyer nga raste të këtilla. Në një shkollë fillore të Zagrebit, një prindër I nxënësit I ka kërcënuar mësimdhënësit se do ta përsëris “skenarin e Beogradit. Policia në shtëpitë e tij kushte gjetur sasi të mëdha armësh.

Kërcënime ka pasur edhe në Slloveni. Policia, sic percjell KlanM, kishte siguruar dy shkolla fillore në Trbovle, pasi të enjten në adresën elektronike kishin pranuar dy mesazhe kërcënuese, për të cilët besohet se të jenë të motivuara nga të shtënat masive në shkollën fillore të Beogradit. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share