Masakra në Çeki, babai i sulmuesit të armatosur u gjet i vdekur

Autori i sulmit masiv me armë në një universitet të Prangës në Çeki është një djalë 24-vjeçar, banues në një fshat rreth 21 km larg kryeqytetit. Ai ishte student në të njëjtin universitet.

Nga të shtënat mbetën të vrarë 15 persona dhe u plagosën 24 të tjerë. Mes viktimave është edhe autori i sulmit.

Sipas policisë çeke, ngjarja nuk ka lodhje me terrorizmin ndërkombëtar, raporton BBC, ndërsa autori që kreu aktin besohet të jetë frymëzuar nga masakra të ngjashme në shtete të tjera.

Ndërkohë, babai i sulmuesit është gjetur i vdekur më herët gjatë ditës së sotme.

Ngjarja e sotme konsiderohet më e rënda në historinë e Çekisë, që prej shpalljes së pavarësisë 30 vite më parë.

Sulmi më i fundit me armë në Çeki kishte ndodhur në një spital në Dhjetor të vitit 2019, ku një burrë i armatosur vrau 6 persona dhe më pas vete./tvklan.al

 

 

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share