Një masakër me armë në një shkollë 8-vjeçare tronditi mëngjesin e kësaj të mërkure, Beogradin. Një 14-vjeçar qëlloi për vdekje me pistoletën e të atit, 8 nxënës dhe rojen e shkollës Vladisllav Ribnikar në lagjen Vraçar. 5 nxënës dhe 1 mësues mbetën të plagosur.
Në lidhje me ngjarjen e rëndë është arrestuar i mituri që kreu masakrën dhe pak orë më vonë edhe babai dhe nëna e tij.
Media serbe “Tanjug” raporton se babai i 14-vjeçarit është arrestuar me akuzën se rrezikon rëndë sigurinë publike. Së fundmi, Presidenti Vuçiç në një dlaje për mediat ka bërë të ditur mes të tjerash se është arrestuar edhe nëna e 14-vjeçarit.
Ende nuk dihen zyrtarisht shkaqet e kësaj tragjedie që nuk mbahet mend të ketë ndodhur më parë në Serbi. Në mediat serbe flitet se 14-vjeçari bullizohej nga bashkëmoshatarët dhe kjo e kishte bërë atë një person të mbyllur në vetvete. Qeveria serbe shpalli 3 ditë zie kombëtare./tvklan.al