Një gjykatëse ka shpërthyer në lot teksa shqiptoi dënimin e Darrell Brooks, personit që vrau 6 njerëz dhe plagosi 62 të tjerë Nëntorin e kaluar kur hyri me makinë në paradën e Krishtlindjeve në Wisconsin, SHBA.
Jennifer Dorow e përshkroi situatën e tij si të “pangjashme me asgjë që kam patur të bëj” duke shtuar se ishte “pikëlluese”.
Brooks mori 6 dënime të përjetshme për secilën prej viktimave dhe 1067 vite burg në mënyrë simbolike. Ai nuk ka të drejtën e lirisë me kusht.
“Është e qartë që shteti ka prova të jashtëzakonshme për fajësinë e z. Brooks. Çfarë është më e rëndë, është mungesa e tij e plotë e pendesës”, tha gjykatësja.
6 personat që humbën jetën ishin Virginia Sorenson, 79 vjeç, LeAnna Oëen, 71, Tamara Durand, 52, Jane Kulich, 52, Wilhelm Hospel, 81, dhe Jackson Sparks, 8.
Gjykatësja tha se dënimi u bazua në tre faktorë: ndëshkim, mbrojtja e komunitetit dhe “çfarë uroj të jetë drejtësia dhe qetësia për familjet dhe komunitetin në tërësi”, u shpreh ajo.
Salla e gjyqit shpërtheu në duartrokitje teksa Dorow lexoi dënimin e përjetshëm për çdo viktimë./tvklan.al