Masa e sigurisë, Berisha e priti vendimin e GJKKO në shtëpi

sh-kryeministri Sali Berisha e ka pritur vendimin e Gjykatës së Posaçme për masën e sigurisë arrest shtëpie nga shtëpia e tij. Gazetari i Klan News, Enkel Xhangoli, ishte pranë banesës së Berishës.

Ai tha se ish-kryeministri gjatë ditës së sotme nuk ka dalë prej saj dhe nuk është shfaqur në selinë e Partisë Demokratike si zakonisht duke zgjedhur që ta mësojë lajmin nga banesa e tij.

Atje ende nuk kanë mbërritur përfaqësues të policisë për të ekzekutuar vendimin. Urdhri i ekzekutimit sipas burimeve të gazetarit Besar Bajraktaraj i është dërguar Drejtorisë së Krimit Ekonomik të Policisë së Shtetit.

Deri më tani nuk ende një reagim as nga Berisha. Në orën 14:30 do të dalë në një konferencë për shtyp nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi, ku pritet të flasë mbi këtë çështje.

Kujtojmë se gjyqtarja e posaçme Irena Gjoka pranoi kërkesën e SPAK për të lënë në arrest shtëpie Sali Berishën me mbikëqyrje policore dhe me komunikim vetëm me personat që jetojnë me të./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share