Marzhi i fitimit të 100 produkteve në 10%/ Bekteshi: Në vend të 2.500 produkteve janë vendosur vetëm 100

 Në vend të 2500 produkteve qe jane të parapara me ligjë qeveria aktuale me vendimin e saj do të përfshijë  vetem 100, keshtu deklaroj per Klan Maqedoni ish Ministri I Ekonomisë Kreshnik Bekteshi duke komentuar synimin e qeverisë të mos ngrij cmimet por vetëm të ulë marzhen e disa prodhimeve në 10%.

Sipas Bekteshit ligji duhet te implementohet në teresi, dhe zgjidhja te jetë afatgjate.

“Ministria e Ekonomisë në Mars 2024 ka miratuar ligjin për praktika jofer tregtare, qe hynë në fuqi këtë muaj, ku parashifen mbi 2.500 produkte ushqimore të cilat nuk duhet të kenë marzhe me shume se 10%. Pra ligji duhet te implementohet në tëresi, dhe zgjidhja te jetë afatgjate.
Me këtë qe e propozon Qeveria, vetëm se realizohet kerkesa e Odes Ekonomike të Branko Azevskit, qe kerkuan ligji i njejtë te mos implementohet, dhe në vend se Qeveria të ketë prioritet konsumatorin ata realizojn kerkesat e biznesit”.

Sipas Bekteshit vendimi i Qeverise është në interes vetem të tregetarve dhe kunder interesave te konsumatoreve dhe prodhusve vendor.

Qeveria pritet javën që vjenë në seancën e saj të rregulltë të marë vendim që cmimet të mos ngrihen, por marzhi i fitimit te njëqind produkteve bazë ushqimore te kufizohet ne 10 per qind. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share