Martohet ish-konkurrentja e “Big Brother Albania”, së shpejti bëhet nënë…

Mikela Pupa i ka dhënë sonte fund beqarisë duke u martuar me artistin e tatuazheve që njihet me nofkën Diklon

Ish banorja e Big Brother VIP Albania, Pupa ka postuar disa foto në rrjetet e saj sociale ku shihet se ka ndërruar unazat me Diklon.

Ashtu siç ishte paralajmëruar me herët, ajo po ashtu ka treguar se do të bëhet nënë, derisa është parë shumë afër me Efin – shoqen e saj që  nga Për’puthen – e ku pati edhe urime për pritjen e ëmbël të yllit të emisioneve “reality.

Sonte Mikela organizoi edhe “babyshower”, krahas ceremonisë së martesës, dhe pjesë e saj janë mikeshat e saj, disa të njohura për publikun.

Një prej tyre, Lediona Xheladinaj, ka ndarë disa pamje në “instastory”.

Ajo ka postuar një foto krah Mikelës, e cila shfaqet e veshur me të bardha dhe në pah bie barku i saj i rrumbullakosur. /GazetaExpress/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share