Këngëtari i njohur Gramoz Aliu ose i njohur ndryshe si Mozzik kohët e fundit ka marrë vëmendjen e plotë të fansave duke i bërë këta të fundit të ngrenë pikëpyetje të ndryshme sa i takon jetës personale të tij.
Mozzik ka postuar në Instastory unaza, apo edhe ka paralajmëruar një dasëm ku shkruante se gruaja e tij e ardhshme ka mbi 2 milionë followers në këtë rrjet social. Teksa të gjithë aludonin ndoshta dhe për një ribashkim të tij me reperen e famshme Loredana me të cilën ka dhe një vajzë, gjërat rezultuan krejt ndryshe. Ishte Loredana ajo që fillimisht bëri bujë me fotot e saj me të dashurin e ri.
Ajo dukej mëse e dashuruar me futbollistin Karim Adeyemi.
Ndërsa sot, ka qenë këngëtari Mozzik i cili ka postuar një foto krah këngëtares Kida, të dy të veshur me të bardha.
Një hit veror i të dyve apo një dasëm? Kjo pyetje tashmë po i mundon të gjithë, pasi këngëtari shkruan: Më në fund sekreti doli, Zoti na bekoftë Orchide!
Kida dhe Mozzik janë miq të ngushtë prej vitesh, pavarësisht se në media nuk kanë munguar kurrë titujt që pikasnin një kimi mes tyre duke i parë dhe si një kombinim perfekt të dashuruarish. Megjithatë kjo e fundit mbetet për t’u konfirmuar prej tyre./tvklan.al