Martin Shulc opozitës – dëgjoni partnerët tuaj Evropianë

“KËSHILLA IME ËSHTË TË MBAHET LLOGARI PËR INTERESIN E GJËRË TË VENDIT”

Me këshillën që blloku opozitar vendas i  cili i kundërshton ndryshimet kushtetuese, t’i dëgjojë aleatët evropianë, Martin Shulc, ishpresidenti i Parlamentit Evropian, ka shprehur optimizëm se megjithatë, interesi më i gjërë i vendit – vazhdimi i rrugës evropiane, do të mbisundojë. Në lidhje me frikën se edhe pas ndryshimeve kushtetuese Sofja mund të vendosë pengesa të reja në rrugë, politikani gjerman thotë: “Shpresoj se qeveria bullgare nuk do ta trajtojë Maqedoninë e Veriut ashtu siç janë trajtuar ata nga vendet tjera.”

Me mirëkuptim rreth frikës së një pjese të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut se edhe pas miratimit të ndryshimve kushtetuese Bullgaria mund të vazhdojë me bllokadat e rrugës evropiane të vendit, ishpresidenti i Parlamentit Evropian, Martin Shulc thekson.

“Këshilla ime është që gjithmonë të mbahet llogari për interesin më të gjërë të vendit dhe të bëhet vlerësim për atë si ndikojnë në interesin më të dobishëm të vendit hapat taktikë të shkurtër nga ana e qeverisë dhe nga ana e opozitës. Ky është hap i ri që të kalohet pengesa në rrugën drejt anëtarësimit në BE” – tha Martin Shulc, Gjermani.

Shulc thotë se partnerët evropiane të opozitës në bllokun politik maqedonas nuk e ndajnë qëndrimin e partisë.

“Sipas meje, në qoftë se i dëgjoni me vëmendje aleatët e opozitës së këtushme, në nivel evropian, posaçërisht Partitë Popullore Evropiane, ato nuk e ndajnë qëndrimin e opozitës së këtushme. Për këtë arsye këshilla ime është – dëgjoni partnerët tuaj evropianë” – tha Martin Shulc, Gjermani.

Shulc shton se edhe Bullgaria shpesh ka hasur në kundërshtime nga vendet tjera anëtare të BE-së, pasi edhe vetë i plotësonte kriteret e kërkuara, për shembull për hyrje në zonën Shengen. Për këtë arsye është optimist se “qeveria bullgare nuk do ta trajtojë Maqedoninë e Veriut ashtu siç ata ishin të trajtuar nga vendet tjera”, thotë politikani gjerman në bisedë për Klan Maqedoni.

PËRGATITI: BILJANA GEORGIEVSKA

Lexo gjithashtu
Total
0
Share