Ende mister arsyeja, po shkurtohet dita
Marsi po rrotullohet më shpejt dhe gradualisht po shkurton gjatësinë e çdo dite marsiane. Shkencëtarët të cilët kanë vëzhguar këto ndryshime tek planeti i kuq nuk janë të sigurt se cili është shkaku.
Megjithatë ata dyshojnë se shtresat e lëngshme brenda bërthamës mund të rrotullohen me një ritëm të ndryshëm nga shtresa e jashtme e ngurtë dhe kjo mund të ketë shkaktuar ndryshimin e shpejtësisë së Marsit.
Ky zbulim i shkencëtarëve mund t’i ndihmojë ata të mësojmë më shumë rreth Marsit dhe se si ai ka ndryshuar me kalimin e kohës. Të dhënat janë marrë falë një tokëzuesi i krijuar për t’i bërë Planetit të Kuq kontrollin e parë të plotë.
Ky tokëzues ka qëndruar në planetin e kuq për 900 ditë dhe ka analizuar me detaje elementë të sipërfaqes së tij.
Marsi prej shekujsh ka magjepsuar njerëzimin. Por vetëm në gjashtë dekadat e fundit, anijet hapësinore kanë vizituar më shumë planetin e kuq dhe shkencëtarët kanë mundur të informohen më tepër lidhur me planetin fqinj në sistemin tonë diellor.
Klan News