PËR NJË VIT NGA BUXHETI JANË NDARË MBI 12 MILION DENARË
Edhe pse u promovua që nga viti 2014 linja Alo Doctor nuk është funksion. Megjithatë mjekët kujdestarë marrin paga edhe pse nuk e hapin telefonin. Asnjë përgjigje nga Ministria e Shëndetësisë.
Tentojnë të flasin me mjekun kujdestar në linjen telefonike për këshillë mjekësore në “Alo doktor”, por askush nuk e hap telefonin.
Numri 15 123 po cingron por mjeku kujdestar nuk po e hap telefonin.
Projekti “Alo doctor” u promovuar më 15 shtator në vitin 2014 kur ministër i shëndetësisë ishte Nikolla Todorov. Qëllimi ishte që qytetarët të telefonojnë mjekun 24 orë kur kanë ndonjë problem shëndetësor. Ekipi i mjekëve përbëhet nga 22 mjekë, edhe atë nga më të ndryshmet, mjek të përgjithshëm, gjinekolog, dermatolog, pediatër e të tjerë.
Provuam edhe ne disa herë të flasim me mjek por askush nuk na e hapi telefonin.
Ndërkohë ende ekziston ueb faqja por publikimet e fundit janë në vitin 2015 ndërsa në faqen e tyre në facebook publikimet e fundit janë në vitin 2020 kryesisht lajme të publikuara gjatë pandemisë me Covid 19.
Kjo linje është e destinuar për raste më të lehta në mënyrë që puna e përditshme e Ndihmës së shpejtë të lehtësohet. Mjekët nuk mund të japin antibiotik por vetëm këshilla për ushqim dhe vitamina.
Për këtë projekt janë ndarë edhe para nga buxheti dhe kjo mund të shihet në raportin e Ministrisë së Shëndetësisë në vitin 2020. Çdo mjek i angazhuar në këtë projekt merr pagë mujore shtesë prej 10 mijë denarëce që do të thotë për 22 mjek të angazhuar për këtë projekt çdo muaj ndahen 220 mijë denarë apo për një vit jepen 12 milion denarë.
Pyetëm Ministrinë e shëndetësisë për atë se përse nuk funskionon kjo linje nga aty morëm përgjigje se linja telefonike nuk funksionon që nga 1 janari i këtij viti, ajo është anuluar sipas vlerësimeve dhe vendimit të kryesisë së mëparshme të Ministrisë së Shëndetësisë. . /KlanMacedonia/