Marrëveshja me Italinë, Rama mesazh urimi: Mbi 500 mijë shqiptarë sot buzëqeshin, i gëzofshi pensionet tuaja

Dita e sotme shënon një moment kyç për marrëdhëniet Shqipëri-Itali, me nënshkrimin e marrëveshjes për njohjen reciproke të pensioneve.

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka uruar të gjithë shqiptarët që përfitojnë nga kjo skemë, duke falënderuar mbështetësit nga pala italiane, e veçanërisht homologen e tij, Giorgia Meloni.

“Sot është një ditë e bukur për familjet shqiptare në Itali. Puna e tyre e ndershme, vitet e tyre të njëpasnjëshme në punë për të ndërtuar një ekonomi familjare me mund e me djersë, kontributi i tyre në ekonominë dhe në sigurimet shoqërore të vendit të dashur fqinj, nga sot do t’u kthehen në pensionet e tyre, secilit e secilës sipas asaj që u takon.”.

“Sot janë mbi 500 mijë shqiptarë që mund të buzëqeshin për fundin e një odiseje të gjatë tridhjetë e kusur vite. Qëkur ne nisëm të flasim me qeverinë italiane të kohës për pensionet e emigrantëve shqiptarë dhjetë vjet më parë, ata kanë pritur e kanë pritur”, ka thënë Rama. /tvklan.al/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share