Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë bashkë me Qeverinë nënshkruan Marrëveshjen e Përgjithshme Kolektive për rritje të pagave në sektorin publik, njofton KlanM.
Rritja e parë e pagave për punonjësit në sektorin publik do të jetë me pagën e shtatorit për 10%.
Marrëveshja e Përgjithshme Kolektive, siç njofton KlanM, parasheh që deri në fund të dhjetorit të këtij viti, punonjësit në sektorin publik të marrin K-15 në vlerë prej 10.000 denarëve. Me marrëveshjen parashihet që metodologjia e re për llogaritjen e pagave të nis nga Marsi 2025./KlanMacedonia