Në gjashtë vjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës ish kryeministrat e dy vendeve Zoran Zaev dhe Alexis Cipras drejtuan mesazhe mandatarit të ardhshëm Hristian Mickovskit që të respektoj Marrëveshjen e Prespës kurse kreu i qeverisë greke Kyriakos Mitsotakis të ratifikojë memorandumet që tashmë po i zbaton.
Në Konferencën Ndërkombëtare për Paqe dhe Zhvillim të Qëndrueshëm në Athinë ish kryeminstri grek Alexis Cipras I bëri thirrje kreut të VMRO-DPMN-së Hristian Mickoski që të pajtohet me realitetin dhe emrin e shtetit, në të kundërtën sipas tij, do të ketë sfida të vështira. Cipras paralajmëroi se mosrespektimi i marrëveshjes mbart rrezikun e izolimit ndërkombëtar dhe ndërhyrjen e vendeve të treta në Ballkan, si Turqia dhe Rusia.
“Nuk po flasim vetëm për perspektivën evropiane, por për mbijetesën e Maqedonisë së Veriut. Është gjithashtu e rëndësishme për Greqinë, sepse ne duam stabilitet në fqinjin tonë verior. Është çështje ekzistenciale për Maqedoninë e Veriut, por edhe një pyetje strategjike për BE-në, nëse do të lejojë që Ballkani Perëndimor të jetë lodër për vendet e treta apo të përshpejtojë procesin e anëtarësimit” – tha Alexis Cipras, ish kryeminister i Greqis.
Në të njejtën vij u shpreh edhe ish kryeministri I vendit Zoran Zaev. Mosrespektimi I Marrëveshejes së Prespër për ish shefin e vendit do ta shkatërroj përspektivën evropiane, e për këtë sipas Zaev, Mickoski nuk duhet të bëjë hapa të gabuar.
“VMRO-DPMNE është parti e djathtë, nacionaliste. Fundjavën e ardhshme do të zgjedhin qeverinë dhe kryeministri i ri do të ketë ekspoze. Nuk mendoj se do të bëjë gabime, sepse nëse bën, do ta ketë të vështirë. Do të sfidojë të gjithë botën perëndimore. Maqedonia e Veriut nuk ka alternativë tjetër përveç të ardhmes evropiane dhe anëtarësimit në BE, prandaj mosrespektimi i marrëveshjes do të thotë të lihet me të ardhmen e vendit” – tha Zoran Zaev.
Zaev njoftoi se asnjëher nuk ka pasur kërcënime nga Mickoski se do ta anulojë Marrëveshjen e Prespës, madje sipas tij, ka marrë përsipër ta përdor emrin Maqedonia e Veriut me shkrim, por nëse nuk e përdor edhe gjatë fjalimeve të tij, atëherë do të shkel ligjin, Kushtetutën dhe marrëveshjen ndërkombëtare.
Zaev gjithashtu I dërgoi mesazh edhe kryeministrit grek Kyrijakos Mitsotakis që ti ratifikoj memorandumet e arritura nga marrëveshja e Prespës.
“Për shkak se ai e mbështet Maqedoninë e Veriut në rrugën tonë drejt BE-së, ai luftoi dukshëm për integrimin e Maqedonisë së Veriut dhe të gjithë Ballkanit Perëndimor. Gjithashtu, bashkëpunimi ekonomik mes dy vendeve është në rritje dhe Greqia po mbron edhe qiellin tonë. Këto janë tre memorandumet që i zbaton, por nuk i ratifikon”.
Në kuadër të konferencës Zaev dhe Cipras ndanë Çmimin për Paqe “Prespa” ndërmjetësuesit në negociatat për emrin Matthew Nimitz. Konferencë Ndërkombëtare për Paqe dhe Zhvillim të qëndrueshëm që po mbahet në Athinë, është duke vazhduar edhe gjatë ditës së sotme. /tvklan.mk/