Marrëveshja e Ohrit: Kurti pret ambasadorët e QUINT-it

Vuçiqi takon përfaqësues të Listës Serbe

Kur është intensifikuar dialogu Kosovë-Serbi, kryeministri Albin Kurti ka takuar  ambasadorët e vendeve të QUINT-it dhe përfaqësues të Zyrës së BE-së në Kosovë  ku është diskutuar për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit.

Sipas njoftimit për media, Kurti e Bislimi kanë njoftuar ambasadorët edhe për takimin e katër prillit në Bruksell dhe kërkuan ashtu që procesi i anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës dhe pranimi i aplikimit në BE të procedohen sa më shpejtë.

Gjatë së premtes presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e Listës Serbe.

Sipas Vuçiqit “pakënaqësia dhe zemërimi i serbeve ka arritur kulmin për shkak të shkeljes së marrëveshjeve për targat dhe marrëveshjet e tjera”.

“Është një përpjekje për të pastruar veriun e Kosovës nga të gjitha ata që do të mund të kundërshtojnë një ditë. Kam frikë se disa njerëz nuk e kanë kuptuar se çfarë po ndodh në Kosovë. Thelbi është formimi i Asociacionit, dhe ndërprerja e rrezikimit të sigurisë së popullatës serbe”, deklaroi Aleksandar Vuçiq

Ai ka thënë se gjatë javës së ardhshme do të bëjë një adresim më të gjatë pas bisedave që do ti zhvillojë, meqë sot ka qenë e pamundur të dilet në një qëndrim të përbashkët.

Ndonëse është arritur marrëveshja e Ohrit, Kosova dhe Serbia vazhdojnë sulmet verbale ndaj njëra tjetër se nuk po i zbatojnë ato. Ndërsa Serbia po insiston në Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe përmes Lisyës Serbe në Kosovë kanë bërë që shumica e partive politike serbe të refuzojnë të marrin pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme në veri që pritet të mbahen më 23 prill.

Raporti. Blerta Dalloshi Berisha

Lexo gjithashtu
Total
0
Share