Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, do të udhëtojë për në Moskë më 5 korrik për t’u takuar me presidentin rus, Vladimir Putin. Vizita e tij ndodh pas takimit me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, në Kiev.
Orban ka paraqitur një propozim për armëpushim ndërmjet dy vendeve, ndërsa luftimet mes Rusisë dhe Ukrainës vazhdojnë. Kjo vizitë vjen pasi Hungaria mori presidencën e radhës të Bashkimit Evropian.
Ndërkohë, Putin ka kushtëzuar ndaljen e luftës me disa kërkesa, përfshirë heqjen e ambicieve të Ukrainës për t’u anëtarësuar në NATO dhe dorëzimin e rajoneve të pushtuara. Ukraina ka refuzuar këto kushte, duke i cilësuar ato absurde.