Marrëdhënie seksuale me dhunë me 11-vjeçaren, arrestohet 55-vjeçari

55-vjeçari Astrit Terolli është arrestuar në flagrancë pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të miturën 11-vjeçare.

Gazetari i Klan News Besar Bajraktaraj raporton se Astrit Terolli është shok me babanë e vajzës së mitur. Sipas informacionave paraprake, mësohet se 55-vjeçari Terolli ka shkuar për vizitë në shtëpi tek shoku i tij (babai i 11-vjeçares) dhe ka gjetur të miturën në shtëpi dhe më pas ka kryer marrëdhënie seksuale me forcë me 11-vjeçaren.

Arrestimi i 55-vjeçarit u krye nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Nr.3 në Tiranë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share