Marina Vjollca zbulon për herë të parë portretin e Marget

Marget, vajza e Marina Vjollcës dhe Getoar Selimit feston 2-vjetorin.

Moderatorja e uroi me fjalët më të ëmbla të voglën e saj. “Ti nxjerr më të mirën në këdo që takon. Shpirti yt mund të ndriçonte gjithë qiellin. Unë falë teje kam gjetur kuptimin e jetës! Ti je bekimi i jetës time!”, shoqëruar me disa fotografi.

Por në mbrëmje, Marina ka ndarë edhe një video të realizuar gjatë setit fotografik.

 

Përveç momenteve të ëmbla, përmes videos ka zbuluar për herë të parë portretin e Marget.

Ndërkohë,  babi Geti i ka dedikuar një këngë për ditëlindje vajzës së tij, titulli i së cilës mban emrin e saj./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share